Zëri i Rusisë Më 11 mars në Rusi fillon një nga festat më të vjetra, e cila ka ekzistuar që në kohën e paganizmit. Fillimisht gjatë Maslenicës përcillnin dimrin dhe prisnin ardhjen e pranverës, por pas përqafimit të krishtërimit festa ndryshoi domethënien e vet.

Galeria fotografike

Në traditën orthodhokse Maslenica, e quajtur Java e Djathit, është java e pëgatitjeve për Kreshmën e Madhe. Kisha këshillon që gjatë këtyre ditëve të hiqet dorë nga përdorimi i mishit dhe në vend të tij të konsumohen djathi dhe produktet e tjera të qumështit, duke përfshirë edhe gjalpin.

Megjithatë, ushqimi kryesor i Maslenicës janë të ashtuquajturat blini (palaçinka, krepa), të cilat në kohët e lashta konsideroheshin si simbol i Diellit pranveror për nga forma e tyre e rrumbullakët dhe ngjyra e verdhë.