Princesha Lillian, romanca kohëgjatë e së cilës me Princin suedez Bertil u bë një prej historive më të famshme të dashurisë të kohës sonë, vdiq në moshën 97-vjeçare.

Me prejardhje nga Britania e Madhe, Lillian May Davis ishte e martuar me aktorin Ivan Craig kur u njoh me Princin suedez Bertil në vitin 1943. Për dekada me radhë lidhja e tyre është mbajtur sekret nga frika e humbjes të së drejtës së trashëgimisë së fronit nga Princi, pas martesës me një grua të ndarë me prejardhje joaristokratike. Lillian dhe Bertil mundën të martohen vetëm në vitin 1976.

Princi Bertil vdiq në vitin 1997. Pas kësaj ngjarjeje Lillian vazhdoi të përfaqësojë Suedinë si anëtare e familjes mbretërore.