Mediat iraniane, duke cituar burime të huaja, njoftojnë se kompania franceze e naftës dhe gazit Total dhe kompania italiane ENI shprehin dëshirën për t'u kthyer në Iran.

Me sa duket nga të gjitha, duke u bazuar në këtë informacion, kryetari i Kompanisë Kombëtare iraniane të naftës Ahmad Ghalehbani deklaroi: "Ne do t’i lejojmë kompanitë europiane në vend vetëm nëse ato do të investojnë në industrinë e naftës së Iranit, kusht ky që është i lidhur me gjobën për sanksionet drakoniane të vendosura kundër vendit tonë".