Autoritetet e Moskës kanë ndërmend të zhvillojnë një tender për furnizimin me vagona të metrosë dhe mirëmbajtjen e tyre.

Sipas njoftimit të Kryetarit të bashkisë së Moskës, Sergei Sobjanin, nëqoftëse sot për sot furnizuesi i vetëm me vagonë treni është kompania "Transmashholding", në të ardhmen do të organizohen tendera ndërkombëtarë, fituesit e të cilëve do të mund të jenë jo një, por tre prodhues vagonash.

Kostoja e blerjes së vagonëve dhe e mirëmbajtjes së tyre të vazhdueshme për 30 vjet arrin në 400 miliardë rubla (rreth 13 miliardë $). Tani për tani në metronë e Moskës janë në qarkullim 4800 vagona. Para vitit 2021 është planifikuar të blihen edhe 2000 të tjerë.