0Rrethi i pretendentëve është ngushtuar tani deri në pesë emra. Ndër kardinalët-favoritë për fronin papal përmenden kardinali kanadez Marc Ouellet, italiani Angelo Scola, austriaku Christoph Schoenborn dhe argjentinasi Leonardo Sandri. Deri në fund të javës së kaluar, sipas konfirmimit të gazetave italiane, filloi të fitojë pikë me shpejtësi të madhe braziliani Odilo Scherer.

Por se kush do të jetë pikërisht kreu i ri i Vatikanit askush nuk mund ta parashikojë tani për tani. Papa i fundit ja komplikoi fort detyrën prelatëve katolikë romakë. Para largimit të vet ai ndryshoi procedurën e zgjedhjes së Pontifikut. Për këtë i tregoi Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" ekspert i njohur rus për Vatikanin, Aleksei Bukallov:

- Kushtet e votimit janë shumë strikte. Papa Benedikti XVI korrigjoi kanunin e zgjedhjes së Pontifikut të ri. Ai riktheu në veprim dispozitën, sipas së cilës Papa i ri mund të zgjidhet ekskluzivisht me një shumicë votash - prej 2/3. Paraardhësi i tij, Gjon Pali II, e pat thjeshtuar disi këtë procedurë. Në kuptimin e asaj, që pas një numri të caktuar të raundeve të votimit Papa mund të zgjidhej me shumicën e thjeshtë të votave.

Në lidhje me këto ndryshime, ka shumë mundësi që Konklava të zgjasë. Edhe pse rekordin e shekullit të XIII ajo nuk ka gjasa ta përsërisë. Atëherë zgjedhja e Papës vazhdoi plot tre vjet. Nëse asnjë nga kandidatët e sipërpërmendur nuk do të arrijë të sigurojë dot dy të tretat e votave të Etërve të shenjtë, atëhere është plotësisht e mundur që të duket një figurë kompromisi. Kjo ka ndodhur mëse një herë gjatë mbledhjes së Konklavës. Shembull i spikatur i fundit i kësaj ishte Papa Gjon Pali II. Në tetor të vitit 1978 ai ishte një autsajdër dhe askush nuk i parashikonte atij seriozisht postin e Famullitarit të Krishtit. Por në fronin papal u zgjodh pikërisht Karol Wojtyla.

Në situatën aktuale është pothuajse e pamundur të parashikohet emri i Papës së ri, thotë analisti i Fondit rus të perspektivës historike, Pavell Svjatenko:

0- Listat e kandidatëve kryesorë shpesh herë dalin me besueshmëri fort të ulët. Unë mendoj se është shumë herët për të folur për ndonjë personalitet konkret të Papës së ri. Është plotësisht e mundur që të mos zgjidhet asnjë nga kandidaturat e preferuara aktuale dhe të duket ndonjë kandidaturë alternative.