Zëri i Rusisë Kardinalit francez Jean-Louis Tauran iu dha nderi të njoftojë katolikët për zgjedhjen e Papës së ri të Romës.

"Unë po ju jap sihariqin e madh. Ne e zgjodhëm Papën", - këto fjalë do të artikulojë kardinali në latinisht nga ballkoni i Bazilikës së Shën Pjetrit pas përfundimit të Konklavës, në të cilën do të zgjidhet Kreu i ri i Kishës Katolike Romake.

Në zgjedhjet do të marrin pjesë 115 kardinalë. Kandidaturën e Papës së ri duhet ta mbështesin të paktën dy të tretat e tyre.

Konklava e ardhshme do të jetë unikale, sepse për fronin e Pontifikut pretendojnë të paktën 12 kardinalë.