Shoferi i autobusit, i akuzuar për rastin e bujshëm të përdhunimit në grup, kreu vetëvrasje në burg.

Ram Singh u gjet i vdekur në qelinë e burgut "Tihar", i varur në një lak të bërë me rrobat e trupit. Aktualisht incidenti po hetohet.

Krimi, që shkaktoi protesta të fuqishme në të gjithë vendin, u krye në dhjetor në Nju Delhi. Viktima u rrah dhe u përdhunua nga 6 djem të rinj të dehur në një autobus. Nga lëndimet e marra studentja 23-vjeçare vdiq.