0Menjëherë pas katastrofës qeveria japoneze ka rishikuar planet e saj për zhvillimin e energjetikës bërthamore. Gjithashtu po në vitin 2011 Gjermania miratoi konceptin e refuzimit total të prodhimit të energjisë elektrike në elektrostacionet atomike. Aktualisht në këtë vend veprojnë 9 centrale bërthamore. Ata janë planifikuar të nxirren jashtë funksionimit deri në vitin 2022. Por, siç besojnë ekspertët, Berlini, i ndjekur nga Tokio, do të jetë i detyruar t’i korrektojë afatet e përcaktuara të refuzimit.

Qeveria e re e Japonisë që në fund të vitit 2012 deklaroi mbi synimin e vet për t’u distancuar nga politikat e kabinetit të mëparshëm dhe për të rilansuar punën e gjashtë reaktorëve bërthamorë në vend. Në momentet aktuale nga 50 reaktorët e mëdhenj bërthamorë disponues në vend veprojnë vetëm dy. Për shkak të mungesës së burimeve të brendshme Japonia do të jetë e detyruar të vazhdojë të përdorë centralet bërthamore, mendon Kryeredaktori i revistës ruse "Strategjia nukleare" (russ. «Атомная стратегия») Oleg Dvojnikov:

- Ndalimi i funksionimit të centraleve bërthamore është një punë fort e kushtueshme. Gjithashtu Japonia dhe Kina janë aktualisht blerëse të mëdha të gazit të lëngëzuar natyror. Kurse ky burim energjie është mjaft i shtrenjtë. Unë mendoj se pasi të bëjë llogaritë me laps në dorë qeveria e re do të arrijë në konkluzionin, se do të jetë e detyruar të vazhdojë zhvillimin e energjisë bërthamore. Ajo përpiqet të ruajë ekuilibrat mes disponimit të njerëzve dhe jetës reale, e cila dikton kushtet e veta ekonomike. Ekonomia pa energji nuk mund të zhvillohet kurrsesi.

Menjëherë pas shpalljes për heqjen dorë nga shfrytëzimi i energjisë bërthamore dhe nevojës për të zhvilluar burimet alternative të përftimit të energjisë, në shumë vende është perceptuar tashmë qartë se kjo alternativë nuk është e lehtë për tu gjetur. Ja se çfarë thotë Drejtori i Qendrës ruse për Energjetikën dhe Sigurinë, Anton Hllopkov:

- Ekzistojnë një sërë shtetesh që kanë planifikuar të ndërtojnë reaktorë të rinj bërthamorë. Me kalimin e dy viteve po bëhet gjithnjë e më e qartë se në një perspektivë afatshkurtër dhe madje afatmesme nuk ka teknologji të aftë për të zëvendësuar energjinë bërthamore në bilancin e energjisë globale. Energjia bërthamore do të vazhdojë të luajë një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë elektrike në një sërë vendesh.

Lidere botërore përkatësisht pjesës së energjisë bërthamore në prodhimin total të energjisë elektrike në vend është Franca - 74 për qind. Në SHBA energjia bërthamore përbën 20 për qind në bilancin e përgjithshëm të vendit, në Gjermani 28 për qind dhe pothuajse po kaq në Japoni (29%). Ndërsa në Rusi - 17 për qind.

0Heqja dorë nga përdorimi i energjisë bërthamore nuk do të mund të arrihet dot menjëherë. Prandaj, besojnë shkencëtarët, është e nevojshme për të minimizuar rreziqet që lidhen me centralet bërthamore aktualisht vepruese. Kjo ka të bëjë jo vetëm me përdorimin e sistemeve të avancuara të sigurisë, por edhe me kalimin në teknologjinë e ciklit të mbyllur të karburantit bërthamor.