0Me të mësuar se Ekaterinburgu ka paraqitur në Paris, në Asamblenë e Përgjithshme të Byrosë Ndërkombëtare të Ekspozitave (International Exhibitions Bureau), kandidaturën e vet për të drejtën e pritjes së Ekspozitës Universale Botërore Expo 2020, veterani iu drejtua Guvernatorit të rajonit të Sverdllovskut, Eugjeni Kujvashev, me kërkesën për të gjetur shokët e tij, pjesëmarrës në Rezistencën Franceze, si dhe francezen që ai dashuroi me shpirt në ato vite të vështira të luftës, dashurinë për të cilën e ka ruajtur në zemër si gjënë më të shtrenjtë gjatë gjithë jetës së vet.

Me kërkesë të Guvernatorit Eugjeni Kujvashev dhe Komitetit të Ofertës Expo 2020, gazetari i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë", historiani ushtarak Laurent Brayard, ka gjetur jo vetëm Jeanne Monot, por edhe ata që kanë luftuar krah për krah me Nikollai Vasenin në ato vite lufte.

Kështu historia mbarëbotërore e ekspozitave, e cila e ka lidhur ngushtë Rusinë me Francën, dhe historia e lavdishme e Luftës së Dytë Botërore, në vitet e së cilës luftuan bashkarisht ushtarët rusë dhe francezë, mori vazhdim në historinë e dy njerëzve që kanë gjetur njëri-tjetrin pas më shumë se 60 vjetësh.

0Radiokompania “Zëri i Rusisë” do ta mbajë në fokus këtë histori dhe do të tregojë për peripecitë e saj në faqet e veta të Internetit.