Të premten Presidentja e Koresë së Jugut, Park Kyn Hye, i kërkoi trupave të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara të jenë në gatishmëri të lartë luftarake për shkak të "provokacioneve nga ana e Koresë së Veriut", njoftoi Sekretaria e Udhëheqëses së Koresë së Jugut.

Të premten Agjencia Qendrore Telegrafike e Koresë lëshoi një deklaratë, në të cilën thuhej se Koreja e Veriut "anuloi të gjitha marrëveshjet për mossulmim të ndërsjelltë të arritura mes Veriut dhe Jugut".