Trupi i Hugo Chavez është balsamosur dhe vendosur në një mauzole, njoftoi të enjten Zëvendëspresidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro. Dhënia e lamturmirës së fundit udhëheqësit të vendit nga populli venezuelian do të zgjasë të paktën 7 ditë, sepse ka miliona njerëz që duan të ndahen me Comandanten.

Sipas fjalëve të Nicolas Maduro, ceremonia shtetërore e dhënies së lamtumirës së fundit Hugo Chavez-it do të mbahet të premten në 11:00 me orën lokale. Për të marrë pjesë në të në Venezuelë do të mbërrijnë 55 delegacione të nivelit të lartë.