Dy protestues humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në qytetin egjiptian të Port Said, 160 km në verilindje të Kajros si pasojë e një përleshje me policinë, njoftuan mediat lokale sot.

Përleshjet e ashpra filluan atje të dielën e kaluar pas protestave të banorëve vendas kundër vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të transferuar në një burg tjetër 39 të akuzuarit për trazirat e provokuara gjatë një ndeshjeje futbolli mes klubit vendas të "Al-Masri" dhe atij kryeqytetas të "Al Ahli", kur gjatë përleshjeve dhe shtypjes në mes të turmës humbën jetën 70 tifozë nga Kajro.