Dimitri Medvediev ishte i pari nga të gjithë politikanët rusë, i cili uroi gratë dhe vajzat e vendit me rastin e festës së 8 Marsit. "U uroj grave dhe vajzave tona të dashura gëzuar Festën e pranverës!", shkroi Kryeministri në microblog-un e tij në Twitter. Kryeministri i bashkangjiti urimit disa tulipanë të kuq.

Sipas traditës, ndër të parët që uruan femrat ruse me rastin e 8 Marsit ishin gjithashtu kozmonautët rusë të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar - Oleg Novickij, Eugjeni Tarjellkin dhe Roman Romanenko.