Parlamenti polak refuzoi kërkesën e partisë më të madhe opozitare të vendit "Ligji dhe Drejtësia" për shpërbërjen e qeverisë aktuale të Kryeministrit Donald Tusk.

Dje në parlament ish-Kryeministri Jaroslaw Kaczynski akuzoi kabinetin aktual të ministrave të Tusk për paefektshmëri në luftën ndaj papunësisë, për krizën në sferën e shëndetësisë si dhe për dëshirën e kufizimit të sovranitetit të Republikës nëpërmjet integrimit në BE. Si alternativë opozita u propozoi deputetëve formimin e një qeverie teknike.