Për shkak të një greve 24-orëshe të punonjësve të Ministrisë së Kulturës së Greqisë u pezulluan gërmimet arkeologjike dhe puna në muze. Akropoli - destinacioni më i vizituar turistik - u mbyll për gjithë ditën.

Në këtë mënyrë protestuan punonjësit e sektorit të kulturës kundër reduktimit të pagave dhe shkurtimeve të vendeve të punës që erdhën si pasojë e masave radikale të kursimit që po ndërmerren bazuar në kërkesat e huadhënësve ndërkombëtarë.