Letonia është e gatshme të garantojë kalimin tranzit të mallrave të aleatëve të NATO-s për në Afganistan edhe pasi forcat e Aleancës së Atlantikut të Veriut të jenë tërhequr prej andej, deklaroi gjatë një vizite pune në SHBA Sekretari i Shtetit i Ministrisë së Mbrojtjes të Letonisë, Janis Sarts.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes të Letonisë, përfaqësuesit e komandës së përgjithshme të transportit të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së e vlerësojnë pozitivisht rolin e Letonisë në garantimin e tranzitit të mallrave, si dhe pjesëmarrjen e saj në krijimin e zinxhirit Verior të furnizimit.