I Dërguari i Posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes së Shteteve Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi, do të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të BE-së në Bruksel më 11 mars, njoftoi sot shërbimi për shtyp i Këshillit të BE-së. Në listën e çështjeve për shqyrtim është përfshirë edhe tema e ndikimit të konfliktit në rajon. Në veçanti do të flitet për refugjatët, shumica e të cilëve kanë gjetur strehim në vendet fqinje, theksoi shërbimi për shtyp.

Sipas vlerësimeve të OKB-së, viktima të luftës civile në Siri janë bërë mbi 70.000 vetë. Më shumë se një milion refugjatë ndodhen jashtë vendit.