Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, theksoi zhvillimin pozitiv të marrëdhënieve ruso-britanike, duke sjellë si shembull takimin mes Vladimir Putinit dhe Kryeministrit David Cameron verën e kaluar, si dhe vendimin e liderëve të të dy vendeve për të krijuar një format të ri "2+2", i cili përfshin takime të ministrave të jashtëm dhe të mbrojtjes të Rusisë dhe Britanisë së Madhe.

I pyetur në lidhje me axhendën e takimit "2+2", të planifikuar për në 13 mars në Londër, Lavrov tha se ai do të diskutojë me homologun e tij britanik William Hague krizën siriane, problemin e rregullimit të procesit të paqes në Lindjen e Mesme dhe programin bërthamor të Iranit.