Banorët e Osetisë së Jugut së bashku me Presidentin e Republikës Leonid Tibillov nderuan kujtimin e Presidentit të Venezuelës Hugo Chavez në sheshin qendror të qytetit të C’hinvalit.

"Chavez ishte një politikan i fortë, i ndershëm dhe i drejtë. Menjëherë pas njohjes së pavarësisë së Osetisë së Jugut nga Rusia, ai e vuri popullin e Venezuelës para faktit të njohjes së pavarësisë së republikës tonë", tha Tibillov gjatë mitingut përkujtimor.