Sot Kuba po i lë lamtumirën Hugo Chavez-it me 21 të shtëna me armë artilerie, të vendosura në kështjellën e San Carlos de la Cabana në bregun e Gjirit të Havanës, njofton gazeta zyrtare e Partisë Komuniste të Kubës “Granma”.

Në ditën e tretë të zisë në Kubë janë ndaluar të gjitha aktivitetet argëtuese, në ndërtesat qeveritare dhe institucionet ushtarake flamujt janë ulur në gjysmë shtize. Kryetari i Këshillit Shtetëror të Kubës, Raul Kastro, deklaroi në kryeqytetin e Venezuelës se Chavez "hyri në histori nga dera kryesore" dhe u nda nga jeta "i pamposhtur". Më parë qeveria kubane publikoi një deklaratë, në të cilën theksohej se Kuba po e vajton vdekjen e Presidentit të Venezuelës si "të ishte njëri nga bijtë më të shquar të saj".