Të premten Pheniani deklaroi për heqjen dorë nga respektimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura me Korenë e Jugut për mossulmimin e ndërsjelltë, njoftoi Agjencia Qendrore Telegrafike e Koresë së Jugut. Agjencia Telegrafike thekson se anulohet edhe deklarata e përbashkët e pjesëmarrësve të negociatave gjashtëpalëshe në lidhje me çështjen bërthamore të Koresë së Veriut. Do të shkëputet edhe linja e ndërlidhjes mes Veriut dhe Jugut në Panmunjom.

Një ditë më parë Këshilli i Sigurimit i OKB-së miratoi njëzëri një projekt-rezolutë që parashikon sanksione të ashpra kundër Koresë së Veriut. Aktualisht në rajon po zhvillohen stërvitjet e përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë të Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara.