Franca do të reduktojë deficitin buxhetor pa ndërmarrjen e masave shtrënguese ekonomike, deklaroi Presidenti francez François Hollande, duke komentuar kërkesën e qeverisë, drejtuar të gjitha ministrive të vendit, për gjetjen e mënyrave për kursimin edhe të 5 miliardëve € në vitin 2014.

"Në asnjë mënyrë nuk duhet minimizuar fuqia blerëse e popullsisë, apo të detyrohen kompanitë të derdhin kontribute të reja monetare në arkën e shtetit", theksoi François Hollande.