Irlandës dhe Portugalisë mund t’u ofrohen lehtësime shtesë për sa i përket shtyrjes së afatit të pagesës së kredive, deklaroi të premten Kreu i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde, duke vënë në dukje rritjen e ekonomisë irlandeze dhe uljen e nivelit të papunësisë.

Vëllimi i programit stabilizues për Portugalinë dhe Irlandën është përkatësisht 78 miliardë € dhe 67.5 miliardë €. Vendet duhet ta shlyejnë borxhin brenda 12.5 viteve.