Negociatat ndërmjet BE-së dhe Rusisë për lehtësimin e regjimit të vizave nuk janë të kufizuara në kohë, deklaroi të premten Përfaqësuesi i Komisionit Europian Michele Cercone, duke refuzuar të komentojë vendimin e Gjermanisë për t’i ofruar regjim pa viza në Europë personave të pajisur me pasaporta shërbimi.

Moska kërkon t’u jepet e drejta shtetasve rusë të pajisur me pasaporta biometrike shërbimi të hyjnë në BE pa viza. Sipas fjalëve të Zv. Ministrit të Jashtëm rus, Aleksei Meshkov, pala ruse kërkon që vendimi mbi regjimin pa viza të miratohet brenda vitit 2014.