Të premten një kamion ra në një grykë mali rreth 90 metra të thellë në shtetin e Jammu dhe Kashmir në Indinë veriore, pasi shoferi humbi kontrollin e automjetit në një kthesë të fortë.

Sipas të dhënave të policisë lokale, 15 persona humbën jetën, duke përfshirë dhe 4 foshnja. 24 vetë u shtruan në spital, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë. Numri i viktimave mund të rritet.