Franca do të analizojë ADN-në e islamistëve të vrarë në Mali për të përcaktuar nëse gjendet mes tyre lideri i krahut të "Al-Qaeda-s" në Afrikën Veriore. Më parë përfaqësuesit e Çadit njoftuan vdekjen e Mukhtar Belmuhtara, i cili dyshohet të jetë organizatori i pengmarrjes në vendburimin e gazit në Algjeri, njoftoi BBC.

Një ditë më parë Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, deklaroi se gjatë luftimeve në veri të Mali-së u vranë disa qindra islamistë të armatosur.