Moska dhe Beogradi nënshkruan një kontratë afatgjatë për 10 vjet, e cila parashikon një ulje çmimi të gazit rus për Serbinë nga 399 $ në 370 $ për 1.000 m3, njoftoi të enjten Asistenti i Ministrit të Energjetikës Petar Stanojeviç në takimin e Komitetit parlamentar për ekonominë.

Sipas fjalëve të tij, javën e kaluar kompania ruse “Gazprom” dhe ajo serbe “Srbijagas” nënshkruan marrëveshjen në fjalë. "Kontrata afatgjatë 10-vjeçare e furnizimit me gaz do t’i mundësojë Serbisë të blejë 5 miliardë m3 gaz rus, çka përbën një sasi 2,5 herë më të madhe se sa tani", - tha Stanojeviç.