Ekspertët kinezë zhvilluan helikopterin kryesor sulmues të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare të Kinës (UNÇK) “WZ-10” në bazë të skicave të projektit “Kamova”, të zbatuar sipas porosisë së UNÇK-së, deklaroi konstruktori i projektit “Kamova” Sergei Mihjejev.

Projekti i skicuar u zbatua në përputhje me kërkesën e paraqitur nga pala kineze dhe nuk u realizua mbi ndonjë bazë sovjetike". Ata na dhanë neve peshën e dëshiruar, ne diskutuam rreth karakteristikave paraprake, dhe pastaj nënshkruam kontratën dhe e zbatuam atë", - tha Mihjejev.