Komanda ushtarake franceze në prill do të fillojë tërheqjen e kontigjentit të saj nga Mali, njoftoi ditën e mërkurë Presidenti i Francës, Francois Hollande.

"Faza përfundimtare e operacionit francez në Mali do të zgjasë gjithë muajin mars. Ndërsa që nga prilli ne do të fillojmë tërheqjen e ushtarakëve tanë", - tha ai në një konferencë shtyp në Varshavë.

Francois Hollande vuri në dukje se në të ardhmen vendin e ushtarakëve franceze në Mali duhet ta zënë kolegët e tyre nga vendet afrikane.

0Aktualisht, rreth 4.000 ushtarakë nga Franca po luftojnë kundër rebelëve në veri të Malisë.