Në Spanjë për herë të parë po përgatiten për grevë bashkëpunëtorët e pallatit mbretëror. Ata do të protestojnë kundër uljes së pagave, rritjes së ditës së punës, si dhe kundër mospagimit të orëve të punës jashtë orarit.

0Në aksionin e planifikuar për më 28 dhe 29 mars do të marrin pjesë më shumë se një mijë persona. Bëhet fjalë për shërbëtorët, kopshtarët dhe bashkëpunëtorët e muzeumeve dhe pallateve mbretërore. Data e grevës nuk u zgjodh rastësisht këto ditë përkojnë me Javën e Shenjtë para Pashkës. Gjatë këtyre ditëve numri i njerëzve që dëshirojnë të vizitojnë muzeumet dhe rezidencat mbretërore tradicionalisht rritet.