Moska kërkon lirimin e menjëhershëm të paqeruajtësve të OKB-së, të marrë peng në Lartësitë Golane, deklaroi të enjten Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse Aleksandër Llukasheviç.

Sipas fjalëve të tij, Rusia u shqetësua nga informacioni i datës 6 mars lidhur me marrjen peng të 21 paqeruajtësve të OKB-së në zonën ndarëse midis Sirisë dhe Izraelit nga militantët e opozitës siriane.

"Moska do të vazhdojë përpjekjet e saj, për të garantuar sigurinë e personelit të OKB-së që kryen misione paqeruajtëse në Lartësitë Golane", - garantoi Llukasheviç.