Shkarko audiofailin

Presidenti i tretë i Republikës Çeke Milosh Zeman gëzon në atdhe reputacionin e politikanit pro-rus. Zotërimi i përsosur i gjuhës ruse, të cilin ai e ka demonstruar shpesh herë në Moskë, kur e ka vizituar atë në rangun e Kryetarit të Parlamentit dhe të Kryeministrit, është vlerësuar me meritë nga partnerët e tij negociues dhe përfaqësuesit e mediave.

Është ruajtur për mrekulli në kujtesë edhe refuzimi kategorik nga ana e tij e ndërtimit në Republikën e Çekisë të radarit të sistemit të mbrojtjes antiraket të SHBA-së, që bashkëtingëllonte plotësisht me pozicionin rus ndaj tij.

Pra, a mund të konsiderohet personi që po merr postin e Presidentit të Republikës Çeke një politikan pro-rus? Me një pyetje të tillë ne iu drejtuam vëzhguesit të Radiotelevizionit çek Libor Dvorzhak, duke i telefonuar atij në Pragë:

- Zoti (Pan) Zeman mund të quhet me plot të drejtë politikan pro-rus. Por, më besoni, ai nuk është më pro-rus se sa Vaclav Klaus. Mbaj mend konferencën e përbashkët për shtyp në Kështjellën e Pragës të Vladimir Putinit dhe Vaclav Klausit pas përfundimit të negociatave. Gazetarët perëndimorë e pyetën atë: nëse ka ndërmend Putini të kërkojë falje për vitin 1968 në Republikën Çeke? Udhëheqësi rus nuk arriti madje të artikulojë as edhe një fjalë, sepse Presidenti çek nxitoi aty për aty ta mbulojë atë “me gjoksin e vet”. Orientimi pro-rus? Nëse është kështu, unë mendoj, se edhe gjatë drejtimit të presidentit të ri nuk do të ndryshojë asgjë. Përsa i përket pozitës së Milosh Zeman ndaj krijimit të bazës amerikane të sistemit të mbrojtjes antiraket në territorin e Republikës Çeke, në lidhje me këtë më lejoni t'ju kujtoj: në mënyrë kategorike kundër vendosjes së saj në Republikën Çeke dolën të gjitha forcat e majta të vendit. Kurse Milosh Zeman u pozicionua në rolin e prijësit të tyre.

Por, megjithatë, a mund të priten ndofarë ndryshimesh në marrëdhëniet çeko-ruse gjatë kohës së drejtimit të Presidentit të ri?

- Ndoshta në fund të muajit ne do ta mësojmë këtë. Pikërisht atëherë dhe do të zgjidhet problemi që ka të bëjë me përfundimin e ndërtimit të centralit bërthamor Temelin, pra - kujt do t’i besohet realizimi i kësaj porosie - konsorciumit ruso-çek apo kompanisë Westinghouse, e cila tani është në pronësi të japonezëve. Fjala e Zeman mund të jetë vendimtare në këtë rast. Unë mendoj se do të merret parasysh qëndrimi i tij personal. Me aq sa di unë, ai është për dhënien e kësaj porosie kaq të rëndësishme për vendin tonë rusëve dhe çekëve.

Le t’i drejtohemi temës - Republika Çeke dhe Bashkimi Evropian. Qarkullon mendimi se Milosh Zeman mund të dalë madje edhe më eurosketik se sa Vaclav Klaus. Pra edhe një tjetër president çeçen "i papërshtatshëm" për Brukselin?

- Unë jam i prirur t’i përmbahem mendimit se gjatë drejtimit të Milosh Zeman politika çeke do të orientohet më shumë drejt integrimit evropian. Presidenti i ri nuk do të ndërmarrë hapa të befasishëm, të pa menduar mirë, sepse ai, në fakt, për 11 vjet nuk ka qenë në arenën e politikës së madhe. Atij do t’i duhet të fitojë fillimisht përvojën e duhur. Milosh Zeman do të përpiqet të shmangë gabimet që zymtësuan ditët e fundit të Vaclav Klaus në postin e kryetarit të shtetit. Politika çeke, mendoj, do të jenë më luajale ndaj Brukselit.

0Libor Dvorzhak beson: se shumë shpejt do të korrigjohet gabimi i Vaclav Klaus dhe nën shtojcën e Traktatit të Lisbonës për Fondin e ri të stabilizimit të Eurozonës do të duket nënshkrimi i president të ri çek. Kjo do të lejojë lansimin e mekanizmit të reformës institucionale të BE-së.