Kompania “Lukoil” ka arritur një marrëveshje me kompaninë franceze “Total” për të marrë pjesë në tenderin për zhvillimin e vendburimeve të naftës në shelfin kontinental të Libanit, njoftoi gazetarët Kreu i kompanisë ruse më të madhe private të naftës Vagit Alekperov.

"Ne kemi arritur një marrëveshje me kompaninë “Total” për pjesëmarrjen e përbashkët në tender", - tha ai. Në fund të janarit Alekperov tha se kompania është e interesuar për projektet në shelfin libanez.