Sipas mendimit të Kryeministrit serb, në vitet e ardhshme Serbinë e pret një punë e madhe për demarkacionin dhe vendosjen e kufijve të rinj "realë", si dhe për "shpëtimin e asaj çka mund të shpëtohet ende në Kosovë" - para së gjithash garantimi i një jete normale dhe të sigurtë për serbët që jetojnë atje", - theksoi Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç.

Sipas mendimit të vëzhguesve perëndimorë, kjo deklaratë e Kryeministri flet për gatishmërinë e Beogradit për të bërë një "kthesë historike" në marrëdhëniet me Prishtinën në lidhje me përcaktimin e datës së fillimit të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.