Autoritetet irakiane mbyllën pikën e kontrollit "Yarubiya" në kufirin me Sirinë dhe dërguan atje trupa shtesë.

Ky vendim u morr pasi të shtunën e kaluar në një përleshje me armë në kufi mbeti i vrarë një ushtar i Ushtrisë irakiane dhe tre të tjerë u plagosën.

Dy ditë më vonë në të njëjtin vend 48 ushtarë sirianë, të cilët kaluan kufirin me Irakun për trajtim mjekësor, u zunë në pritë dhe u vranë. Si pasojë e sulmit humbën jetën edhe 9 roje irakiane që i shoqëronin.