Militantët e lëvizjes radikale "Taleban" pushkatuan 16 ushtarë të ushtrisë kombëtare afgane në provincën veriore të Afganistanit - Badakhshan.

Ditën e dielë një autokolonë e ushtrisë ra në pritën e ngritur asaj në një nga rrugët automobilistike të provincës. Militantët morrën peng 23 ushtarakë të forcave të sigurisë. Më vonë trupat e të vrarëve iu dorëzuan kryepleqve të qarkut. Shtatë nga pengjet arritën të lirohen si rezultat i negociatave të krerëve të fiseve lokale me rebelët.