Spanja është pro heqjes së plotë të vizave midis Rusisë dhe vendeve të Bashkimit Europian, pasi probleme nga "migrimi rus" në Europë nuk ka, u tha gazetarëve Ambasadori i Spanjës në Rusi, Jose Ignacio Carbajal Garate.

"Ne duam të vendosim lirinë absolute të lëvizjes mes çdo qyteti të madh të Federatës Ruse dhe çdo qyteti të madh në BE. Dhe ky do të bëhej një manifestim evident i politikës së aleancës mes Rusisë dhe Evropës ", - deklaroi diplomati.

Sot u bë e ditur gjithashtu mbi heqjen e vizave nga Gjermania për rusët e pajisur me pasaporta shërbimi.