Masat kufizuese ndaj Koresë së Veriut, që po shqyrtohen nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së në përgjigje të testit të fundit bërthamor të kryer në vend, do të përfshijnë kontrollin e mallrave që hyjnë apo dalin nga Koreja e Veriut si dhe të ngarkesave që kanë të bëjnë me shtetasit e saj dhe qeverinë.

Nëse ekuipazhi i anijeve të mallrave refuzon kryerjen e kontrollit, vendet përkatëse do të urdhërohen të mos lejojnë kalimin e ngarkesës në portet e tyre. Masa analogjike janë parashikuar edhe për transportin ajror të mallrave.

Në Korenë e Veriut, përveç të tjerash, do të ndalohet eksporti i jahteve, makinave të garave, gurëve dhe metaleve të çmuar.