Rusia do të ndihmojë Vjetnamin në ndërtimin e flotës së nëndetëseve, deklaroi për gazetarët Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Gjenerali i ushtrisë Sergei Shoigu, në Hanoi pas takimit me ministrin e Mbrojtjes së Vjetnamit, Fhung Quang Thanh.

0Sipas fjalëve të Sergei Shoigu, ai diskutoi me homologun e tij vjetnamez çështjet "e sinkronizimit të përgatitjes së nëndetëseve dhe trajnimit të ekuipazheve". U diskutua gjithashtu edhe çështja e zgjerimit të rrethit të specialistëve, të cilët do të përgatiten në institucionet arsimore ushtarake ruse, duke përfshirë këtu projektet tashmë ekzistuese, në veçanti, bashkëpunimin në sferën ushtarake detare.