Ministria e Mbrojtjes e Rusisë filloi krijimin e forcave për operacionet speciale dhe ka formuar tashmë komandën përkatëse, njoftoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë, Gjenerali Valeri Gerasimov.

Duke folur para atasheve të huaj ushtarakë në Moskë, ai shpjegoi se planifikohet të formohen një sërë njësish për pjesëmarrje në zgjidhjen e konflikteve edhe jashtë kufijve të Rusisë në kuadër të OKB-së. Gjenerali vuri në dukje se rolin në rritje të forcave të tilla e demonstron praktika e luftërave dhe konflikteve të armatosura të shekullit XXI.

0Forcat e operacioneve speciale janë parashikuar për zgjidhjen e problemeve të posaçme në interes të shtetit.