Komandantët e Përgjithshëm të Forcave Ushtarake Detare të Rusisë dhe Holandës diskutuan çështjet që kanë të bëjnë me luftën kundër piratëve në Gjirin e Adenit. Në takimin në Shën Petersburg Admirali i Flotës Ushtarake Detare Viktor Çirkov dhe Zv. Admirali Matthew Borsboom i Forcave Ushtarake Detare të Holandës ranë dakord për shkëmbimin e informacionit dhe përvojës në parandalimin e sulmeve pirate ndaj anijeve tregtare.

U arrit marrëveshja për zhvillimin e negociatave vjetore të shtabeve dhe zbatimin e Planit të organizimit të Vitit të Rusisë në Holandë dhe Vitit të Holandës në Rusi.

Anijet ruse do të marrin pjesë në festimin e përvjetorit të 525-të të Forcave Ushtarake Detare holandeze.