"Një milion njerëz janë larguar nga Siria, ndërkohë që miliona banorë janë zhvendosur brenda vendit dhe mijëra të tjerë vazhdojnë të kalojnë kufirin çdo ditë. Kjo tragjedi duhet të ndalet, - deklaroi Komisioneri i Lartë i OKB-së për Çështjet e refugjatëve, Antonio Guterres.

0Ai theksoi se këtë vit kufiri është kaluar nga rreth 400 mijë persona, shumica e të cilëve kanë gjetur strehim në Liban, Jordani, Turqi, Irak dhe Egjipt. Komisioneri i Lartë njoftoi se këto vende vazhdojnë t’i mbajnë hapur kufijtë e tyre.