Në emër të Rusisë në ceremoninë funerale të Presidentit të Venezuelës, Hugo Chavez, do të shkojnë Presidenti i kompanisë së naftës "Rosneft" Igor Seçin, Ministri i Industrisë dhe Tregtisë Denis Manturov dhe Kreu i korporatës shtetërore "Teknologjia ruse" Sergei Çemezov, njoftoi Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov.

Ceremonia e dhënies së lamtumirës së fundit Hugo Chavez-it do të mbahet ditën e premte.

Presidenti i Venezuelës ndërroi jetë ditën e martë në spitalin ushtarak të Karakasit nga kanceri. 58-vjeçari Hugo Chavez luftoi deri në fund me sëmundjen onkologjike, me të cilën ai u diagnostikua në mes të vitit 2011.

Galeria fotografike: Kronika e jetës së Hugo Chavez