Konsulli i përgjithshëm i Britanisë së Madhe në Izrael, Vincent Finn, ditën e martë u sulmua nga një grup studentësh në universitetin "Bir Zeit" në Ramallah, në Bregun Perëndimor të lumit Jordan. Diplomati nuk u lëndua, makina e tij pësoi dëmtime të vogla.

Incidenti ndodhi në momentin kur Konsulli britanik mbërriti në universitet, ku duhej të diskutonte me Rektorin leksionin e tij të ardhshëm në lidhje me politikën e Londrës në Lindjen e Mesme. Në territorin e kampusit studentor ai u prit nga dhjetra studentë, të cilët protestonin kundër qëndrimit të Britanisë së Madhe ndaj Palestinës.