Në veriperëndim të Pakistanit, në rajonin Orakzai, gjatë një operacioni ushtarak antiterrorist u asgjësuan 8 ekstremistë islamistë, njoftuan sot në shërbimin për shtyp të Ministrisë së Mbrojtjes të këtij vendi të Azisë Jugore. Midis ushtarakëve nuk ka asnjë humbje, gjatë inkursionit u plagosën 5 ushtarë dhe një oficer.

0Në rajonin Orakzai në kufi me Afganistanin veprojnë njësitë guerile të lëvizjes së talebanëve pakistanezë "Tehrik-i-Taliban Pakistan" si dhe banda të tjera të militantëve lokalë.