Pas përfundimit të misionit të NATO-s në Afganistan duhet të mbeten 13.600 ushtarakë amerikanë, deklaroi Komandanti i Komandës Qendrore të Forcave të Armatosura (CENTCOM) të SHBA-së James Mattis.

0"Ende nuk është marrë vendimi në lidhje me faktin se sa ushtarakë do të mbeten pas vitit 2014. Aktualisht çështja po diskutohet. Unë e shpreha rekomandimin tim - qëndrimin e 13.600 ushtarakëve. Se sa ushtarakë të NATO-s do të mbeten në këtë vend, unë nuk mund ta them. Kjo çështje nuk është në kompetencën time, por me sa arrij të kuptoj unë, fjalë bëhet për 50% të numrit të ushtarakëve që do të lihen nga ne", - tha James Mattis.