0Lideri venezuelian në fëmijëri pat ëndërruar të bëhej lojtar profesionist bejsbolli, ndërsa nëna e tij shpresonte se djali do të vishte rasën e zezë të priftit. Por ai u diplomua në Akademinë Ushtarake dhe shërbeu në njësitë ajrore të desantit. Që nga ajo kohë bereta e kuqe u bë pjesë integrale e imazhit të tij.

Në vitin 1982, së bashku me shumë oficerë të tjerë, Chavez krijoi lëvizjen revolucionare që mori emrin Simon Bolivar dhe 10 vjet më vonë udhëhoqi grushtin e shtetit kundër Presidentit Carlos Andres Perez. Grushti i shtetit në tentativë dështoi. Pasi kaloi dy vjet në burg ai u fal dhe filloi aktivitetin politik ligjor. Në zgjedhjet presidenciale të vitit 1998 Chavez fitoi 55% të votave.

Galeria fotografike: Kronika e jetës së Hugo Chavez

Në vitin 2002 vendi përballet sërisht me një grusht shteti të ri. Por kësaj here kundër vetë Hugo Chavez. Si rrjedhojë ai u shkarkua nga posti i vet, por pas 47 orësh arriti t’i rikthejë vetes pushtetin. Ai gëzonte një popullaritet jashtëzakonisht të madh në vend, tha Zëvendësdrejtori për Hulumtime i Institutit të vendeve të Amerikës Latine, Boris Martinov:

- Chavez nxorri nga varfëria shtresa të mëdha të popullsisë dhe për këtë qytetarët e vendit i janë tejet mirënjohës atij. Ai u dha atyre apartamente të lira, u siguroi mbështetje sociale, përkujdes shëndetësor, arsim.

Gjatë kohës së drejtimit të Hugo Chavez popullsia e vendit u rrit me 7 milionë banorë, kurse niveli i papunësisë u reduktua me 6%. Socializmin e shekullit të XXI-të Chavez filloi ta ndërtojë për llogari të dollarëve të naftës - Venezuela është eksportuesja e pestë më e madhe në botë e naftës. Rritja e çmimeve të lëndës hidrokarbure i lejoi Chavez të bëjë shumë gjëra të dobishme për vendin, tha Kryeredaktori i revistës "Rusia në politikën globale" (russ. «Россия в глобальной политике», Fiodor Lukjanov:

- Fenomeni i Chavez, si figurë e famshme ndërkombëtare, është i lidhur me faktin se në botë provojnë etje, dëshirë të zjarrtë për diversitet politik. Dhe ja u duk një njeri, i cili deklaroi hapur se socializmi u shemb, por ne do të ofrojmë një të ri. Chavez ka qenë shumë popullor në disa qarqe në Evropë. Ai u mirëprit si një Fidel Castro ri apo Che Guevara.

Eksportet e naftës venezueliane janë të fokusuara kryesisht në SHBA, pavarësisht marrëdhënieve shumë të tensionuara mes dy vendeve. Realizimi i shtetëzimit në shkallë të gjerë në vend goditi rëndë biznesin amerikan. Gjigandët e mëdhenj perëndimorë, të cilët patën investuar në vend rreth 17 miliardë $, i humbën këto investime si dhe fitimet e projektuara të ardhshme. Ata u detyruan t’ia transferojnë paketat e veta kontrolluese të aksioneve korporatës shtetërore venezueliane “Petroleos de Venezuela”. Së bashku me kompanitë e naftës nën kontrollin e qeverisë kaluan edhe aktivet e sferës së energjetikës dhe telekomunikacionit.

Marrëdhëniet me Rusinë Chavez i ndërtoi krejtësisht ndryshe. Pas vendosjes së embargos amerikane në furnizimin e armëve, Venezuela filloi të blejë teknikë ushtarake nga Rusia. Moska dhe Karakasi (Caracas) kanë lidhur kontrata tekniko-ushtarake dhe nafte me leverdi reciproke, vë në dukje eksperti rus për vendet e Amerikës Latine, Vladimir Travkin:

- Gjatë presidencës së Chavez është nënshkruar një numër i madh marrëveshjesh mes Rusisë dhe Venezuelës. Ky ishte një bashkëpunim reciprokisht i dobishëm, i cili nuk kishte karakter ideologjik. Marrëdhëniet tona me Venezuelën nuk ishin mbështetje e këtij apo atij regjimi, por kërkim i kontakteve me leverdi reciproke.

0Moska e cilëson Karakasin (Caracas) si partnerin e saj strategjik. Hugo Chavez besonte se pikërisht Rusia do të luajë rolin e nevojshëm për arritjen e ekuilibrit politik në botë.