Autoritetet antitrust të Bashkimit Evropian mund të deklarojnë për vënien e një gjobe prej qindra milionë dollarë kompanisë Microsoft për shkeljen prej saj të marrëveshjeve në lidhje me ofrimin përdoruesve të mundësisë për të zgjedhur shfletuesin (ang. browser).

0Në vitin 2009 Komisioni Evropian e shpalli kompaninë Microsoft fajtore për përdorimin e pozitës dominuese në tregun e sistemeve operative për promovimin e shfletuesit të tij “Internet Explorer”, i cili rezulton të jetë i instaluar paraprakisht. Microsoft u zotua t’u japë përdoruesve mundësinë për të zgjedhur vetë shfletuesin, por angazhimin e vet kompania nuk e përmbushi.