Moska beson se çdo manovër ushtarake në Gadishullin Korean është provokative, deklaroi sot Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandër Llukasheviç.

"Çdo masë e Phenianit në kundërshtim me mendimin kolektiv të bashkësisë ndërkombëtare sjell shqetësim", - theksoi diplomati, duke shtuar se "edhe manovrat ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut janë provokative".

Sot, më herët, u njoftua për shpalljen e zonës së ndalim-fluturimit dhe ndalimit të lundrimit përgjatë brigjeve perëndimore dhe lindore të Koresë së Veriut.