"Maslenica feston, pret pranverën dhe përcjell dimrin", - artikuloi në gjuhën ruse Kryebashkiaku i Londrës, Boris Johnson, duke ftuar banorët dhe vizitorët e Londrës të provojnë krepat dhe ëmbëlsirat tradicionale ruse në aktivitetet festive të organizuara me rastin e festës së Maslenicës (festa e funddimrit - e përcjelljes së dimrit, e fillimpranverës). Festivali kryesor do të organizohet më 16 mars në Trafalgar Square.

Përveç kësaj, Kryetari i bashkisë tha se të gjithë londinezët mezi po e presin Olimpiadën në Soçi dhe se ai vetë nuk do ta humbasë kurrsesi rastin për të marrë pjesë në këtë eveniment.

Maslenica është një cikël festiv popullor, i cili është ruajtur prej sllavëve që nga kohët pagane. Riti është i lidhur me përcjelljen e dimrit dhe pritjen e pranverës.